Paris – Drejtoria franceze për mbrojtje të të dhënave (CNIL) kumtoi se politika e re e Google për privatësi në internet është në kundërshtim me rregullat e Bashkimit Evropian për mbrojtjen e të dhënave.
CNIL thotë se analiza e tij preliminare tregon se politika e Google në sferën e privatësisë nuk i përmbushë kërkesat e Direktivës evropiane për mbrojtje të të dhënave.
Edhe krahas kritikave të CNIL, Google kumtoi se prej sot do të fillojë me zbatimin e politikës së re për privatësi.
Google, kërkuesi më i madh botëror i Internetit, muajin e kaluar, me pompozitet të madh i kumtoi rregullat e veta të reja për privatësi për rregullimin e mënyrës në të cilën mund ta shfrytëzojë sasinë e madhe të të dhënave personale të marra përmes servisit të vet për kërkim të “mejleve” dhe serviseve të tjera.
Thursday, 01 March 2012 09:30