Nju Jork – Kompania “Google” paralajmëroi se deri në fund të këtij viti do të promovojë syze kompjuterike “të mençura”, të bazuara në Android, të cilat do të mbështesin lidhje me 3G dhe rrjete 4G, dhe me GPRS me sensorë të lëvizjes.
Ky paralajmërim vijon pas informacioneve se “Google” ka zhvilluar syze të pajisura me procesor, hapësirë për ruajtjen e të dhënave dhe me disa funksioneve të cilat i kanë telefonat me Android, dhe para së gjithash, dhënien e komandove folëse.
Këto syze do të kenë ekran në miniaturë të vendosur disa centimetra para syve së shfrytëzuesit, si dhe kamerë, mikrofon dhe altoparlantë.
Syzet do të kenë A8 ARM proçesor prej një gigavatë, RAM memorie prej 260 megabajtëve dhe hapësirë për ruajtjen e të dhënave prej tetë gigabajtëve.
Duke e transmetuar këtë informacion, gazeta “New York Times” thekson se syzet do të kenë ekran transparent, në të cilin do të tregohen informacionet aktuale, të ngjashme si ato që pilotët marrin të dhënat në aeroplanët reaktiv në xhamat e kabinave të pilotëve ose në ekranet e helmetave të tyre.
Në ekranin e syzeve të “Google” do të tregohen të dhëna për motin, informacione për thirrjet telefonike dhe porosi tekstuale.
Gazeta thekson se para promovimit publik të këtyre syzeve revolucionare, “Google” do të gjejë mekanizma për ta mbrojtur privatësinë e personave që do t’i shfrytëzojnë, sepse kamera e vendosur vazhdimisht do t’i regjistrojë aktivitetet e tyre.
Monday, 05 March 2012 14:30 