Manastir – Kosta Haxhi Antonovski krijues i kolonisë artistike për fëmijë “Monmartri i vogël i Manastirit” sot deklaroi se manifestimi i njohur botëror e ka humbur mikun më të madh – presidentin e parë të Republikës së Maqedonisë së pavarur, Kiro Gligorov.
Haxhi Antonovski me lotë theksoi se Gligorov 20 vjet ka qenë me këtë manifestim në Manastir dhe me fëmijët nga bota dhe ka shumë fotografi nga takimet e tyre të përbashkëta në Maqedoni.
“Presidenti Kiro Gligorov i pari në vitin 1991 e hapi ekspozitën tonë tradicionale ‘margaritarët e Monmartrit të vogël të Manastirit’ i cili tradicionalisht mbahet më 8 Shtator. Gligorov është presidenti i parë bartës i mirënjohjes së madhe – statujës ‘Nëna me fëmijë’ “, theksoi Kosta Haxhi Antonovski.
Në adresën e studios, tha ai, telegrame ngushëllimi arritën nga Hong Kongu, Sllovenia, Kroacia dhe nga shtete të tjera ku ka pasur pjesëmarrës të kolonisë në Manastir.
Tuesday, 03 January 2012 18:00