Tamara Samsonova është 68 vjeçe dhe jo vetëm që është vrasëse serike në Rusi, por ajo ka edhe nofkën ‘gjyshja kanibale’, pasi që ka ngrënë mishin e 11 viktimave të saj.
Së fundi, ajo ka vrarë një grua 79 vjeçare dhe kamerat e banesës e kanë xhiruar momentin kur ajo në një tenxhere fut kokën e viktimës, të cilën nuk dihet se ku e ka hedhur. Policia ruse po vazhdon të kërkojë kokën e viktimës nëpër deponi mbeturinash.
“Gjyshja kanibale” e ka pranuar se ka vrarë 79-vjeçaren dhe se ia ka prerë kokën.
Policia ka gjetur një ditar të vrasëses, e cila përshkruan mënyrat e vrasjeve në 20 vjetët e fundit, madje dyshohet se ka vrarë edhe burrin, i cili ishte zhdukur 10 vjet më parë.
Por, e moshuara nuk u mërzit shumë as kur doli para trupit gjykues.
Ajo, madje, gazetarëve u tha: “E dija që do të vinit. Turp për mua. Do ta marrë vesh tërë qyteti”.
Megjithatë, pas kësaj, ajo qeshi dhe u dërgoi puthje me dorë.
Thursday, 27 August 2015 12:23