Lajme Shqip Tuesday, 06 October 2015 14:11

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko GJuriq ka thënë se Prishtina deri më 25 dhjetor (të këtij viti) duhet ta miratojë statusin e Asociacionit të Komunave serbe dhe se AKS duhet të formohet edhe pse disa politikanëve nuk po u pëlqen e marrëveshja për këtë është arritur në Bruksel, njofton N1, transmeton Koha.net.

“Mesazhi ynë është se marrëveshjet duhet të respektohen serbët do të kenë më shumë të drejta, por kjo nuk do të thotë se dikush do të ketë më pak të drejta, nuk është mesazh i mirë që dikush t’i frikësohet AKS-së”, ka thënë Gjuriq.

Ai ka shtuar se pas çdo rundi bisedimesh kolegëve shqiptarë u ka propozuar të mbajnë konferencë të përbashkët shtypi dhe të prezantojnë rezultate t e marrëveshjeve, porse ata kanë refuzuar.

 “Dikush tjetër e ka lënë Serbinë në situatë shumë të vështirë por ajo që i kemi sjellë popullit tonë është fitore e madhe”, ka thënë ai.