Kryeministri i Malit të Zi Millo Gjukanoviq ka deklaruar se organizatorët e protestës është të ndryshojnë pushtetit, të ndalin anëtarësimin e Malit të Zi në NAT0 dhe t’i kthehen rishqyrtimit të statusit shtetëror-juridik të Malit të Zi.
Në Pikën e fundit ata duan ta vënë në dyshim zgjedhjen e Mali të Zi në 5rferendumin demokratik të viti 2006, ka thënë Gjukanvoqi për TV federal të Sarajevës.
Gjukanoviq ka thënë se pas dy komunikatave të Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme nuk më nuk ka kurrfarë dyshimi se politika ruse është në anën e organizatorëve të protestës, për të ndaluar Malin e Zi në rrugën drejt anëtarësimit në NAT0.
“Për këtë shkak sot duhet të konkludojmë pa mëdyshje se organizatorët e protestës në Mal të Zi kanë mbështetje të fuqishme edhe në qendra të caktuara të politikës dhe në qendrat e caktuara edhe ekonomike edhe të sigurisë dhe në të gjitha qendrat e tjera jashtë Mali të Zi”, ka thënë Gjukanoviq.
Nga Serbia, thotë Gjukanoviq, protestat i mbështesin qarqet e njëjta serbomëdha nga Beogradi të cilat ishin kundër sovranitetit të Malit të Zi, porse duhet theksuar se këto protesta i mbështet politika zyrtare e Serbisë.
Përndryshe forcat opozitare malazeze kanë paralajmëruar për të shtunën protesta të reja në Podgoricë, në kryeqytetin e Malit të Zi.
Sipas opozitës, protestat do të vazhdojnë deri në formimin e qeverisë së përkohëshme dhe deri në imponimin e zgjedhjeve të reja në Mal të Zi.
Thursday, 22 October 2015 09:52