Lajme Shqip Monday, 19 December 2011 20:00

Gjirokastër  – Edhe pse Krishtlindjet dhe viti i ri 2012 janë fare pranë, dekori festiv për këto dy festa te mëdha ne Gjirokastër ende nuk është vendosur. Ne rruget dhe rrugicat e qytetit nuk ka banderola, bredha te zbukuruar, ndriçim etj, sikundër ka ndodhur vitet e kaluara.

Robert Ganovi, një  nder drejtuesit e firmës qe ka realizuar  dekorin ne Gjirokastër ne te katër vitet e fundit, thotë se “këtë vit bashkia nuk ka fonde te mjaftueshme dhe për këtë arsye dekori do te mungoje, ose do te jete i pjesshëm. Sipas tij, ne Gjirokastër këtë fundviti do te jete një dekor shume i thjeshte, thuajse formal  dhe me vlere te ulet financiare.

Ndërsa mjaft qytetare janë shprehur te habitur për mungesën e dekorit, burime nga bashkia e qytetit mundohen ta justifikojnë këtë  fakt me mungesën e fondeve, krizën financiare etj, te cilat nuk pranohen  kurrsesi nga opinioni publik. Për mjaft banore ne qytetin e gurte, vitin e kaluar ne prag te zgjedhjeve te 8 majit bashkia konsumoi miliona leke për dekorin, madje disa edhe te panevojshme, ndërsa sivjet qe nuk ka votime bashkia ka mbyllur qesen.

Aktualisht ne Gjirokastër afrimi i vitit te ri ndihet vetëm ne lokale dhe banesa, ku janë vendosur zbukurime te shumta.