Lajme Shqip Saturday, 24 December 2011 10:40

Gjirokastër – Ka ardhur në rritje fluksi i ardhjes së emigrantëve shqiptarë nga shteti grek nëpërmjet pikës doganore të Kakavijës.

Sipas të dhënave zyrtare nga policia e Kakavijës, gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë në tokën tonë 5500 shtetas, kryesisht emigrantë dhe 1850 automjete të llojeve të ndryshme. Ndërkaq, po gjatë 24 orëve kanë hyrë nga toka shqiptare në Greqi 3550 shtetas dhe 860 automjete.

Zëdhënësi i drejtorisë së policisë së Gjirokastrës, Gentian  Mullai, konfirmoi se polica shqiptare ka vënë në dispozicion të emigrantëve 5 sportele në hyrje dhe 5 në dalje, ndërsa polica greke punon me 3 sportele.

Aktualisht në Kakavijë nuk ka radhë njerëzish dhe automjetesh dhe ritmet e lëvizjeve janë normale dhe pa probleme.