Gjirokastër – Policia e Gjirokastrës ka zbardhur të gjitha vjedhjet e kryera gjatë vitit të kaluar dhe ka identifikuar autorët e këtyre vjedhjeve.
“Që nga muaji janar e në vazhdim, policia ka arrestuar 25 persona të përfshirë në vjedhje të ndryshme, gjatë vitit 2010”, deklaroi për ATSH-në zëdhënësi i drejtorisë së policisë së qarkut, Gentian Mullai. Sipas tij, personat e arrestuar dyshohet se kanë kryer vjedhje në kisha dhe banesa te ndryshme në komunat e Dropullit, në Gjirokastër, Zagorie, etj.
“Tashmë të gjithë këta persona, për veprat penale të të cilëve policia ka siguruar të gjitha provat, do të përballen me organin e akuzës”, tha Mullai.
Përveç personave të arrestuar si protagonistë në vjedhjet e kryera në Gjirokastër, policia ka shpallur në kërkim edhe persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari.
Monday, 23 May 2011 11:31