Lajme Shqip Saturday, 21 May 2011 07:52

Gjirokastër – Drejtoria e policisë në Gjirokastër njoftoi se ka nisur procedimin penal për 14 shtetas nga rrethet Tepelenë dhe Gjirokastër, si organizatorë të mitingjeve të paligjshme, ditën e enjte, ku për më shumë se një orë u bllokua aksi nacional Gjirokastër – Tepelenë dhe Gjirokastër – Ballsh.

Zëdhënësi i drejtorisë së policisë në Gjirokastër, Gentian Mullali, tha se, “6 shtetas nga Tepelena dhe 8 nga Gjirokastra kanë qenë oragnizatorë të tubimeve të djeshme, të cilat janë zhvilluar pa leje nga organet kompetente, duke bllokuar qarkullimin në këto akse kombëtare”.

Sipas tij, ata do të hetohen nga organi i akzues për veprën penale të organizmit të mitingjeve të paligjshme dhe prishje të rendit dhe qetësisë.