Lajme Shqip Saturday, 17 September 2011 15:22

Tiranë – Kryetari i PSD-së, Skënder Gjinushi, deklaron se është kundër liderit të PS-së, Edi Rama lidhur me kursin e ri të iniciuar nga ai, duke u shprehur se, nuk do ta mbështesë në veprimet e tij sikurse edhe për paktin kombëtar për integrimin.

Në një intervistë për mediat vizive, Gjinushi thotë se forca që ai drejton, nuk është aspak dakord me sjelljen e fundit të PS-së dhe kreut të saj, Edi Rama, pasi sipas tij, kursi i ri i ndërmarrë nga kjo forcë politike nuk është gjë tjetër vetëm se një bashkëpunim i radhës me mazhorancën qeverisëse.

Ai e cilëson të pakuptimtë nismën e pozitës për ndryshimin e rregullores e Kuvendit që do të depozitohen nga selia rozë në kryesi.

Sipas ti,j një opozitë që bëhet aleate me qeverinë për të luftuar korrupsionin,e cila është tre nga pikat kryesore të rekomandimeve, kjo është vetëm një alibi për qeverinë.

Për Gjinushin, bashkëpunimi mes palëve është i rëndësishëm sikurse është edhe ai ndërinstitucional.

Lidhur me reformat në vend, kreu i socialdemokraëve thotë se “nuk është problemi i bërjes së reformave në letër , por zbatimi i tyre”.

Aleatët më të ngushtë të liderit të PS-së, kreu i PSD-së, Skënder Gjinushi, ai i PBDNJ-së, Vangjel Dule dhe Spartak Ngjela i PLD-së, nuk ishin të pranishëm në tryezën e aleatëve të thirrur pak ditë më parë nga Rama.