Lajme Shqip Tuesday, 25 August 2015 12:12

Ndoshta nuk e teprojmë nëse themi se Pamela Anderson është bërë e famshme kryesisht falë gjoksit të saj të bujshëm. Falë intervenimit kirurgjik për rritjen e gjinjve, Pamela jo vetëm që ishte bërë seks simbol i viteve të 90-ta, por edhe kishte ndërtuar një karrierë të modeles dhe aktores, ndërsa edhe sot e kësaj dite e mban rekordin për më së shumti paraqitje në ballinën e revistës “Playboy”.

Por përveç saj, me gjoksin artificial, mund të mburren edhe shumë dama tjera. Sikurse Pamela, edhe Kendra Wilkinson në të kaluarën ka qenë njëra nga vajzat më të preferuara të bosit të Playboy-it, Hugh Hefner.

Por për dallim nga Pamela, e cila për këtë revistë ka pozuar 14 herë, Kendra këtë e ka bërë vetëm 3 herë dhe atë derisa ishte dashnorja e Hefner-it. Por Kendra kohë më parë ka befasuar të gjithë, duke hequr transplantimet nga gjinjtë. Bashkëshortja e reperit Ice T, Coco T, nuk njihet vetëm për gjinjtë e mëdhenj nga silikoni, por edhe për vithet natyrale jashtëzakonisht të mëdha.

Dhe natyrisht se kjo i ka siguruar asaj paraqitje në Playboy. Edhe ylli televiziv dhe modelja Tila Tequila çmohet për gjinjtë e saj të bujshëm, për çka vetë e ka pranuar se i ka rritur, ndërsa famën e ka shtuar edhe më shumë duke e pranuar publikisht se është biseksuale dhe se është argëtuar si me meshkuj, ashtu edhe me femra.

Heidi Montag mban rekordin për nga operimet plastike. Përveç rritjes së gjinjve, ajo ka kryer edhe 9 ndërhyrje tjera dhe atë vetëm brenda një dite. Por disa vite më vonë, ajo e ka pranuar se është penduar për këtë. Edhe Carmen Electra famën e ka fituar pas pozimit për Playboy. Por këtë nuk do ta kishte arritur pa i rritur gjinjtë e saj, të cilët jo vetëm që i kanë siguruar një karrierë si modele, por gjithashtu ka shënuar sukses edhe në aktrim.