Gjinekologia Gjina Zeqiri, të cilës i është lëshuar fletarrestimi ndërkombëtar nga Policia e Kosovës, veprimtarinë e saj ka vendosur ta vazhdojë në Bujanovc.
Ministria e Shëndetësisë para disa muajve i ka tërhequr licencën Zeqirit dhe sipas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë ajo nuk ka të drejtojë të ushtrojë veprimtarinë as jashtë territorit të Kosovës.
Përderisa Prokuroria Themelore është duke hetuar Zeqirin për rrezikim të shëndetit të pacientëve, ajo u bën thirrje qytetarëve që të marrin trajtimin në Klinikën “ Global IVF”. Këtë e ka deklaruar edhe përmes rrjetit social “Facebook”.
Qytetarët të cilët kanë marrë trajtimin në spitalin të cilin e kishte në pronësi, Gjina Zeqiri thonë se bisedojnë çdo ditë me të. /Koha Ditore/
Saturday, 19 September 2015 11:45