Gjilan – Ansambli i këngëve dhe valleve “Gjilani”, nga qyteti i Gjilanit, me ftesë të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Shqipërisë, ka marrë pjesë në “Festivalin Folklorik – Tipologjik Ndërkombëtarë të valles” të organizuar në Lushnjë të Shqipërisë.
Me këtë Rast, Ansambli i këngëve dhe valleve “Gjilani” është paraqitur në mbrëmjen finale me një program të përzier me kënge e valle, doke dhe zakone të trevës sonë. Festivali kishte karakter garues dhe krahas shumë grupeve nga trevat shqiptare, garuan me programet e tyre edhe shtete siç janë: Bullgaria, Greqia, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi etj. Në këtë festival “Gjilani” zuri vendin e tretë.
Tuesday, 31 May 2011 16:44