Gjevgjeli – Bartësi i listës në njësinë e katërt zgjedhore të koalicionit “Për Maqedoni më të mirë” të kryesuar nga VMRO-DPMNE, Zoran Stavreski, sot në Gjevgjeli, duke folur për zhvillimin e potencialeve turistike, i sqaroi angazhimet programore në “Manifestin për reforma dhe zhvillim 2011-2015”, ku janë planifikuar disa projekte të mëdha nga kjo sferë.
“Ulja e shkallës së TVSH-së për veprimtarinë turistike nga 18 në 5 për qind, do të formojmë qendra zhvillimore turistike, do të miratojmë lokacione me shpenzime minimale për ndërtim të hoteleve deri në tre yje, do të miratojmë kredi të volitshme për zhvillim të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme me komunale prej një euro për metër katror, të dedikuara për mbështetje të sektorit zhvillimor turistik”, potencoi Stavreski.
Ai theksoi se janë paraparë edhe subvencionime të kompanive dhe operatorëve turistikë, të cilët do të arrijnë të sjellin turistë të huaj në Maqedoni edhe atë me 20 deri 40 euro për person, turistë të huaj.
Thursday, 26 May 2011 21:05