Tiranë – Ambasadorja gjermane në Shqipëri, Karola Myler Holtkemper, deklaroi nga qyteti i Korçës se palët në politikën shqiptare duhet të bashkohen dhe të gjejnë konsensusin për reformat që duhen realizuar në vendin tonë, veçanërisht për hartimin e një Kodi të ri Zgjedhor.
Duke kërkuar që Shqipëria të ecë para me reformat, Holtkemper u shpreh se ende nuk ka në duar asnjë raport të OSBE-së për zgjedhjet lokale shqiptare dhe ende s’mund të japë një vlerësim për zgjedhjet.
“Akoma nuk kemi raportin e OSBE-së, ndaj për mua është e vështirë që të konstatoj vullnetin e zgjedhësve shqiptarë”, tha Holtkemper.
Sipas saj, është i nevojshëm një Kod i ri Zgjedhor për Shqipërinë. “Është e nevojshme të ketë një Kod të ri Zgjedhor. Ripërcjell edhe njëherë, të njëjtin mesazh ndaj forcave politike, të cilat duhet të kenë më tepër bashkëpunim”, u shpreh ajo.
Thursday, 11 August 2011 20:12