Berlin – Gjermania sot e shënon 21-vjetorin e ribashkimit të vendit.
Në një akt ceremonial me mbi 1000 të ftuar nga brenda dhe jashtë vendit dje në Bremen u kremtua ribashkimi i Gjermanisë. Presidenti federal gjerman Kristian Vulf theksoi me këtë rast rëndësinë e ribashkimit për të ardhmen.
Ai vlerësoi fillimisht guximin e gjermanolindorëve për kapërcimin e ndarjes me mur, 21 vjet më parë: “Unë përkulem përballë të gjithë atyre, që luftuan për këtë liri,” tha ai dje në ceremoninë qendrore festive në Bremen. Gatishmëria e gjermanolindorëve për ndryshim deri tani nuk është vlerësuar si duhet, theksoi presidenti federal në fjalimin e tij të parë të madh pas ardhjes në post, para më pak se 100 ditësh.
Para përfaqësuesve drejtues të politikës federale dhe të landeve, si dhe miqve nga bota e jashtme, Vulfi paralajmëroi për rrezikun e shkëputjes së botëve ku jetojnë të vjetrit dhe të rinjtë, ata me fitime maksimale dhe njerëzit që jetojnë në minimumin e jetesës, populli dhe përfaqësuesit e popullit si dhe njerëzit e kulturave dhe besimeve të ndryshme. Pa i përmendur konkretisht tezat e diskutueshme të ish-anëtarit të kryesisë së Bankës Qendrore gjermane, Tilo Sarazin, për mungesën e integrimit të myslimanëve, Vulfi e quajti të nevojshëm debatin për këtë temë. Por ky debat nuk duhet të çojë në cënim e lëndim të bashkëqytetarëve me origjinë të huaj, tha ai.
Presidenti i Gjermanisë tha se e ardhmja u përket kombeve, që janë të hapura për larminë kulturore, për përballjen me të huaj dhe të huajën. Ai theksoi se jo vetëm kristianizmi dhe hebraizmi, por edhe feja islame është pjesë e Gjermanisë. Vulfi kërkoi më tej që në garën për mendje të ndritura Gjermania duhet të tërheqë më të mirët.
“Ne jemi distancuar prej kohësh nga tri vetëmashtrime të mëdha. Ne konstatuam, që punëtorët mysafirë nuk erdhën përkohësisht, por qendruan këtu. Ne konstatuam se migracioni ndodhi, edhe nëse ne nuk e quajtëm veten vend migrimi dhe nuk e drejtuam migracionin sipas interesave tona”, deklatoi presidenti gjerman në Bremen për 21-vjetorin e ribashkimit të Gjermanisë.
Në fjalë të qarta ai kërkoi që thirrja e ribashkimit “Ne jemi një popull” të jetë një ftesë për të gjithë. Të gjithë njerëzit që jetojnë në Gjermani duhet ta respektojnë dhe mbrojnë kushtetutën dhe vlerat që përmban ajo.
Vulfi në fjalimin e tij përmendi edhe mangësi: në shumë fusha ka nevojë të bëhet më shumë, si në kurset e integrimit dhe të gjuhës për familje të tëra, ofertat për mësim në gjuhët amëtare ose në mësimdhënien e fesë islame nga mësues të shkolluar në Gjermani. Asnjë fëmijë nuk duhet të shkojë në shkollë pa njohuri të gjuhës gjermane dhe ta përfundojë shkollën pa dëftesë, tha presidenti gjerman.
Njëkohësisht ai kërkoi tolerancë, aftësi për kompromis dhe solidaritet në të gjithë shoqërinë: “Ai që bën pjesë në elitë, në vendimmarrësit dhe mbajtësit e përgjegjësisë dhe i cili e mbyll veten në një botë paralele të shkëputur – edhe ai shkëputet nga kjo shoqëri.”
Presidenti i SHBA-së, Barak Obama i uroi gjermanët me rastin e aktit ceremonial solemn. “Ne e nderojmë guximin dhe bindjen e gjermanëve, të cilët rrëzuan Murin e Berlinit dhe u dhanë fund dekadave të një ndarjeje të dhimbshme dhe artificiale, thuhet në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë.
Rezultati i ribashkimit gjerman është një liri që nuk ka ekzistuar kurrë në kontinentin evropian dhe në botë, tha presidenti Obama, i cili dërgoi urim ku thotë se ne “Ne mbetemi krenarë për partneritetin tonë me aleatët tanë gjermanë”.
Shefi i Kremlinit, Dmitri Medvedev theksoi në përshëndetjen e tij se Rusia mundësoi me “rolin kyç” të saj jo vetëm ribashkimin e Gjermanisë, por edhe të Evropës. Që atëherë u hodh baza për një “dialog të besueshëm” midis Rusisë dhe Gjermanisë, thuhet në letrën e urimit të Kremlinit.

Monday, 03 October 2011 08:27