Prishtinë-Qeveria gjermane është e interesuar që të ndihmojë për zhvillimin ekonomik në Mitrovicë, duke qenë e fokusuar në projektet që ofrojnë integrimin e komuniteteve.
Deklarata u bë të shtunën në Mitrovicë nga Johanna Bruggemann, zyrtare për ndihma për Kosovën në Ministrinë për Zhvillim Ekonomik të Gjermanisë, e cila u takua me kryetarin e komunës, Avni Kastrati.
Sipas zyrës së shtypit të komunës, gjatë vizitës në Mitrovicë, Bruggemann, e cila shoqërohej edhe nga përfaqësues të ambasadës gjermane në Kosovë, panë për së afërmi realitetin në Mitrovicë. Ajo qëndroi pranë barrikadës në urën e Ibrit, mandej në Lagjen e Boshnjakëve në veri si dhe në Lagjen e Romëve në jug të qytetit.
Ajo tha se projektet zhvillimore janë shumë të rëndësishme për relaksimin e situatës. Në këtë kontekst, u përmend edhe projekti për ndërtimin e një Qendre rinore në afërsi të urës së Ibrit, e cila do të shfrytëzohej për aktivitete nga të rinjtë që jetojnë në jug dhe në veri të lumit.
Ndërkohe që Kastrati ndërsa përmendi problemin e mosfunksionimit të rendit dhe ligjit në veri, që ka rezultuar me një situatë të rënduar për qytetarët në përgjithësi, sidomos për ata të komuniteteve joserbe që jetojnë në veri. Kastrati falënderoi zyrtarët gjermanë për interesimin e tyre për Mitrovicën si dhe për mbështetjen e tyre për projektet që do të përmirësojnë jetën e qytetarëve. (LajmeShqip.com)
Sunday, 11 March 2012 19:00