Ministri i Zhvillimit Ekonomik në konferencën e tij të parë për media ka konfirmuar se prej shtatorit të këtij viti PTK-ja do të menaxhohet nga blerësi i saj kompania gjermane “Axos Capital Gmbh”.
Ismajli ka deklaruar se privatizimi është përkrahur edhe nga Kuvendi i Kosovës.
Konzorciumi i kryesuar nga kompania gjermane bleu PTK-në për një shumë prej 277 milionë eurosh duke ofruar më shumë se sa konkurrenti i saj M1 Group që ofroi 150 milionë euro.
Ismajli deklaroi se pas përfundimit të këtij procesi Qeveria e Kosovës do të angazhohet në projektin e ndërtimit të termocentralit të ri.
“Një nga prioritetet që mendojmë se duhet të koncentrohemi është projekti i tejzgjatur i TC Kosova e Re. Ne e kemi linjitin dhe pa dyshim që do të mundohemi në mënyrën më të mirë ta shfrytëzojmë në të mirën e vendit dhe popullit, por gjithnjë duke respektuar kërkesat që janë para neve edhe nga komuniteti ndërkombëtar dhe komunitetit për energji”, deklaroi Ismajli.
Monday, 27 May 2013 17:14