Lajme Shqip Friday, 23 November 2012 15:15

Zagreb – Gjenerali kroat Ante Gotovina, i cili ishte liruar javën e kaluar nga Tribunali i Hagës sipas akuzave për  krime lufte  gjatë operacionit “Bura” prej sot është qytetar nderi i Splitit, publkoi gazeta “Slobodna Dalmacija”.

Pika e parë e rendit të ditës në seancën  e sotme të Këshillit të qytetit, në të cilën mori pjesë edhe prefekti i Splitit Zheljko Kerum, i cili zakonisht nuk vjen në seanca, ishte shpallja e gjeneralit Gotovina për qytetar nderi i Splitit, shkruan gazeta.

Vendimi ishte votuar njëzëshëm dhe pa rishikime, me iniciativë të prefektit Kerum.

Nuk është e njohur kur Gotovina do ta marrë dokumentin për dekorimin. Dhe para 11 viteve Këshilli i qytetit të Splitit kishte sjellur vendim që ta shpallë Gotovinën për qytetar nderi të tij, shtoi “Slobodna Dalmacija”.(LajmeShqip.com)