Një familje në Florida ka gjetur një thesar me ari me vlerë prej 1 milion dollarësh, në një anije spanjolle të fundosur në shekullin e 18-të, raporton “Florida Today”.
Familja Schmitt, e cila është një familje profesioniste në gjuetinë e thesareve, ka zbuluar anijen spanjolle “Capitana” në bregun e Floridas e cila daton nga viti 1715.
Në këtë thesar janë gjetur 51 monedha ari, 12 metra zinxhir me zbukurime në ari dhe një “Royal Tricentennial”, një monedhë shumë e rrallë spanjolle në vlerë prej mbi 500 mijë dollarë, transmeton Koha.net.
Këtë anije mësohet ta ketë udhëhequr kapiteni Don Juan Esteban de Ubilla që përmbante një pasuri të madhe të arit. Kjo anije ishte përmbysur në korrik të vitit 1715, nga një uragan që kishte goditur këtë pjesë.
“Thesari në fakt është gjetur një muaj më parë. Besohet se ka edhe shumë më tepër, në vlerë rreth 400 milionë dollarë”, ka thënë Brent Brisben nga eksperti amerikan i thesareve nga “1715 Fleet-Queens Jewels LLC”.
Tuesday, 28 July 2015 15:55