Lajme Shqip Tuesday, 03 December 2013 13:01

Një viktimë është gjetur mëngjesin e sotëm në anë të lumin Vjosë në fshatin e Këlcyrës. Në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur rroba dhe një rrip mesi, të cilat i përkasin viktimës.

Sipas burimeve të policisë trupi i pajetë, është dërguar në Tiranë për t’i bërë ekzaminimet përkatëse nga të cilat do të kuptojmë arsyet e vërteta të kësaj ngjarjeje të rëndë, që mesa duket fillesat e saj janë të hershme.

Nga hetimet paraprake që iu bënë viktimës, dyshohet se trupi i përket një të riu, emri i të cilit është Emiliano Xhani, i cili humbi jetën në një aksident në qershorin e këtij viti.

Xhani u zhduk në 23 qershor në ujërat e lumit Vjosë, pas një aksidenti automobilistik.

I riu udhëtonte drejt Këlcyrës, kur makina humbi kontrollin dhe përfundoi në lum. Për shkak të manovrave të makinës, trupi i të riut përfundoi në lumin Vjosë.