Lajme Shqip Thursday, 17 May 2012 07:47

Mary Kennedy, ish bashkëshortja e Robert Kenndey Jr., është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Bedford, në shtetin e Nju Jorkut.

Asnjë shkak vdekjeje nuk është bërë i ditur deri tani, por media amerikane raporton se ajo është gjetur e varur.

Mary, 52 vjeç dhe Robert Jr, 58, djali i ish senatorit Robert Kennedy dhe nipi i Presidentit John F. Kennedy, të dy të vrarë në vitet 60-të, kanë qenë të martuar për 16 vjet, deri në 2010, kur u divorci u zyrtarizua.

Mary me Robert Jr, avokat dhe prezantues radiofonik, kishte katër fëmijë.