Tiranë – Çmimet e ushqimeve në tregjet kryesore të vendit nuk kanë ndryshuar këtë javë kundrejt një jave më parë. Burime nga Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, bënë të ditur se prodhimi bujqësor vendas vazhdon të dominojë në tregjet e vendit, duke balancuar mallrat e importit dhe si rezultat duke sjellë qëndrueshmëri të çmimeve për produktet ushqimore dhe sidomos për fruta-perimet e stinës.
Konsumatorët shprehen se gjatë kësaj fundjave madje kanë “ndjerë” rënie të lehtë të çmimit për disa produkte, për shkak të ofertës së madhe, një dukuri ndryshe kjo nga eksperiencat e fundviteve të tjera.
Produktet që tregtohen me çmime të shtrenjta janë ato të importuara jo të stinës, si rrushi, qershia, etj. Task-forca e Bashkisë ka kryer monitorime të çmimeve në treg për të mos lejuar abuzime. Prej disa ditësh po monitorohen çmimet që nga doganat, e deri te tregjet e shumicës dhe pakicës, për të parandaluar spekulimet nga ana e tregtarëve.
Çmimet në treg: Portokalle 50/100 lekë, Mollë 50/100 lekë, Domate 50/ 70 lekë, Patate 40 lekë, Qepë 50 lekë, Mandarinë 50/80 lekë, Arra 350 lekë.
Saturday, 17 December 2011 17:30