Lajme Shqip Tuesday, 02 July 2013 23:16

Tiranë – Një total prej gjashtë deputetësh me origjinë greke do të jenë pjesë e parlamentit të ri në Shqipëri. Ata u përkasin partive të ndryshme politike, që bashkëpunojnë si partnerë qeveritarë në kuadër të qeverisë së re shqiptare.

Edi Rama i PS është bërë kryeministër i Shqipërisë dhe Ilir Meta i LSI do jetë kryetar i Kuvendit të Shqipërisë.

Deputetët me origjinë greke janë: Vangjel Dule, kryetar i PBDNJ, që është zgjedhur në zonën e Vlorës, Vangjel Tavo, ish- nënkryetar i Kuvendit dhe ish- ministër i Shëndetësisë, që është zgjedhur në rajonin e Gjirokastrës për LSI-në.

Andrea Marto, kryetar i organizatës së minoritetit grek në Shqipëri, OMONIA, edhe pse është zgjedhur për Partinë Socialiste në Vlorë, e ka lënë të hapur mundësinë për të hyrë në PBDNJ.

Anastas Angjeli, ish- ministri i Financave në qeverinë e Fatos Nanos, është zgjedhur në Gjirokastër për Partinë Socialiste, kriminologia e njohur, Vasilika Hysi është zgjedhur në Tiranë për Partinë Socialiste dhe aktorja e njohur, Luiza Xhuvani është zgjedhur për Partinë Socialiste në qarkun e Vlorës.