Shkodër- Dy vëllezër 15 dhe 17 vjeç, Darjani dhe Vladimiri (emra të rremë të personave realë) e kanë kaluar fëmijërinë dhe adoleshencën e tyre të izolur në shtëpi dhe nuk ka dalë kurrë as për të shkuar në shkollë.
Një izolim total ç’njerëzor dhe vendim i prindërve të për t’i mbajtur larg dhunës në jetën e përditshme. Nuk bëhet fjalë për një rast të izoluar.
Në vitet e fundit është bërë shumë frekuente migracioni i brendshëm i malësorëve shqiptare të cilët braktisin vendbanimet e tyrë dhe zbresin në fushë në kërkim të punës dhe të paqes. Sidomos të paqes.
Sepse atje lart jeta është cdo gjë veçse idilike. I gjithë territori është i përfshirë në nga gjakmarrja që përfshin mbi 20 mijë familje, njëra kundër tjetrës, të armatosura të cilat nga viti 1991 dhe sot kanë shkaktuar vdekjen e 10 mijë personave dhe duke bërë që mbi 1 mijë fëmijë të mbeten analfabetë.
Kasaphana nisi një një natë vere në vitin 2000 në një fshta të malit me një sherr në lokalin e lagjes, ku sipas dëshmisë së një gazetarjeje angleze, një i dehur i quajtur Pëllum Morevataj, i qëlloi një shokut të tij i cili i kishte ofenduar familjen duke e vrarë atë.
Gjatë viteve në vazhdim një seri hakmarrjes dhe kundër-hakmarrjesh, vdiqën edhe shumë viktima mes të cilëve edhe vetë Pëllumi dhe vëllezërit e tij pasi është e shkruar në Kanun “kodi i vitit 1400 qe mbulonte ligjet në Shqipëri dhe të gjithë aspektet e ekzistencës” –gjaku duhet të paguhet me gjak-.
Edhe në kopjet më të fundit të librit, të shfaqura në fillim të shekullit të XX, Kanuni mbështet nevojën për të ruajtur tradiën e hakmarrjes ndërsa në të njëjtën kohë kërkohej pajtimi kombëtar që i ishte besuar të ashtuquajturve Të Moderuarit, të cilët kishin detyrën që nisnin procesin e pajtimit mes dy palëve me që konsistoni me (pirjen e gjakut të njëri-tjetrit në gota konjaku)
Një prej mediatorëve, Aleksandër Kola, një ditë po merrej me një rast pajtimi ku akulloreshitësi ishte ekzekutuar se nuk i kishte dhënë akullore një fëmije. “Për fat këto ngjarje barbare janë gjithnjë e në ulje.
Sot flitet gjithnjë e më shumë për pajtimin sesa për hakmarrjen. Njerëzit duhet t’i kthehen shpirtit të Kanunit, i cili vjen nga zemra dhe shpërndahet në provincën tonë: për ne, “kush vret shokun, vret veten e tij”. Gjatë viteve të diktaturës nuk pati viktima sespe Hoxha kishte ndaluar traditën e hakmarrjes dhe rilindi në mënyrë të ndrojtur pas vdekjes së diktatorit”- shprehet Kola.
Përpara hotelit, në qendër të qytetit shfaqet kupola e një xhamie, ndërsa dicka më larg rreth një kilometër shfaqet këmbana e një kishe katolike: dhe kështu, sapo zgjodhen, mund të dëgjosh njëkohësisht këmbanën e një kishe dhe këngën e imamit, dy gjuhë të cilat nuk arrijnë kurrë të shkrihen me njëra-tjetrën.
“Realisht -shprehet Kola- ekziston në vendin tonë një harmoni në mardhëniet mes të krishterëve dhe muslimanëve”.
Vuajtjet dhe persekucionet nuk i vuajnë vetëm autorët e krimeve por të gjithë sa janë, të afërm meshkuj të familjes që konsiderohet si përgjegjëse: ashtu siç i ka ngjarë edhe Samir Zizos, vëllai i Shpëtimit, i dënuar me burgim të përjetshëm pasi përdhunoi dhe vrau një fëmijë 10 vjeç.
Samiri është strehura në ngujimin e tij në një fabrikë sovjektike në Tiranë. I vetëm, i depresuar, me trurin dhe stomakun qe funksionojnë në mënyrë të reduktuar ka pranuar se do të kishte dashur të ishte i burgosur ashtu sikundër vëllai i tij kriminel: por kërkesa e tij për falje ose për reduktim të dënimit është shtyrë me gjakftohtësi nga familja e viktimës.
Drama e vëllezërve Darjan dhe Vladimir, të ngujuar në shtëpi dhe të ngjitur para televizorit nga mëngjesi në darkë, dhe të pamundur për të ndjekur shkollat fillore për të mos folur për për deftesa të shkollës së mesme apo universitet.
Këtë e mësojmë pasi bisedojmë më zëvendësdrejtorine shkollës Bardhaj, Lekë Pjetri, që i’a ka kushtuar pjesën më të madhë të jetës së saj mësimit fillore dhe të mesëm. “ janë të shumta familjet të cilat nuk i dërgojnë fëmijët në shkollë prej frikës se mund të sulmohen apo të grabiten nga klanet familjare më të dhunshme. Si pasojë, ministria ka vendosur që i takon mësuesve që të shkojnë dhe t’i mësojnë nëpër shtëpitë e tyre.
Me nxënësit ne nuk flasim kurrë për fenomenin e gjakmarrjes. Është një gjë e tmerrshme dhe nuk do t’a kuptonin”-shprehet Pjetri. Por në klasën e tij Pjetri ka vendosur një mesazh të varur në mur që i mësohet nxënësve në mënyrë që ata t’ia tejçojnë prindërve: “Po jetës, jo hakmarrjes”.
Mesazh qe e ndjen të vibrojë me intesitet në një shtëpi të Tropojës, një fshat në mal ku shkohet me automjet vetëm pas 6 orësh udhëtim me automjet në rrugë torturuese e gjitha me gurë dhe kthesa.
Na pret Sokoli, një plak 78 vjeç, pak i kërrusur me flokë të thinjuar, I veshur me pizhama me vija, me buzëqeshjen dhe fjalën e dikujt që ka jetuar i paprekur. “Më vranë babanë kur isha 2 vjeç –tregon-, eksperiencë që e plagosi fëmijrëinë: por në të njëjtën kohë më pasuroi shpirtin dhe isha adoleshent kur mora vendimin për t’u angazhuar në luftën për të ndaluar ciklonin e gjakmarrjes, duke u shëndërruar në një prej Negociatorëve.
Një tjetër dhimbje do t’a turbullonte jeteën time: kur më vranë djalin, një ngjarje e hidhur që e kam të vështirë t’a fal pavarësisht se jam përfshirë në aktivitetin e faljes së gjakut. Por jo pak familje më kanë mbyllur derën. Falë edhe bashkëpunimit me priftin dhe imamin, pra të muslimanëve dhe katolikëve, kam arritur të organizoj takime ndërmjet familje armike me njëra-tjetrën, të cilat janë ulur në të njëjtën tavolinë dhe kanë ngrënë bukën e faljes”.
Sa i përket Enver Hoxhës, gjykimi ishte i rreptë: «gjatë mbrëtërimit të tij-deklaroi Sokoli, ndërsa Kanuni e Bibli ishin të ndaluara, ka qenë i vetmi diktator që ka ndaluar traditën e gjakmarrjes dhe hakmarrjes.
Nuk ka bërë asgjë tjetër të mirë me aq sa di unë. Do t’i takojë historianëve që të ndërhyjnë në vlerësimin e mandatit të tij: por fakti që kufoma e tij është hequr nga varreza e dëshmorëve për t’u varrosur në një varrezë të zakoshme stimulon edhe ndonjë sugjerim. Në këtë pikë, Sokoli më tregon një foto të Nënë Terezës së Kalktuës më një buzëqeshjes krenarie dhe adhurimi, sikur të donte të nënvizonte se heroizmi dhe shenjtëria janë një mall shumë i rrallë.
Ashtu sikundër zoti i hakmarrjes ka mundur të godasë në mes të ditës edhe pastor françeskan të quajtur Tani, 24 vjeç, këtë na e shpjegon gruaja e tij Elona, 30 vjeçare, të cilën e takojmë në qendrën e besimit ku punonte burri i saj i ndjerë” “3 vjet më parë – tregon- xhaxhi i burrit tim vrau një njeri dhe nga ai moment të gjithë të afërmit e tij -24 burra- dhe fëmijët meshkujr u zhdukën nga qarkullimi dhe u fshehën për 6 muaj në një vend sekret.
Tani ishte i angazhuar në luftën kundër gjakmarrjes një lëvizje që quhej “Fjala e Krishtit”: Tani u kthye nga Anglia pas 6 muajsh ku duhej të qëndronte 3 vjet dhe doli hapur për vijuar betejën e tij kundër gjakmarrjes që për qeverinë shqiptare “nuk ekzistonte”. “Atë mëngjes – thotë vejusha- kishte dalë nga lokali i kongregacionit për të shkuar për të marrë me makinë fëmijët tanë në shkollë.
E vranë në qendër të Shkodrës”. E gjitha kjo ka edhe një vijim tjetër më pak brutal. “Tani- tregon më pas Elona- i kishte kërkuar vëllait të tij se nëse e vrisnin “asnjeri të mos hakmerret për mua, qartë?”. Dhe 3 ditë pas krimit, vëllai e mbajti fjalën dhe deklaroi publiksht se nuk do të hakmerrej. Vrasësi u dënuar me 16 vjet heqje lirie, por njerëzi akoma e mbajnë ne zemër mesazhim e burrit tim që i fton të heqin dorë nga hakmarrja. (LajmeShqip.com)
Sunday, 25 September 2011 15:08 