Lajme Shqip Saturday, 25 February 2012 12:30

Aktori 42-vjeçar është shtruar në Betty Ford Center për shkak të abuzimit me ilaçet për dhimbjen, raporton TMZ. Mendohet se Butler ka pasur shumë dhimbje që nga xhirimi i filmit ‘300’ në vitin 2006.

Gjithashtu TMZ bën të ditur se aktori ka vuajtur shumë që pas aksidentit me sërf që pësoi dhjetorin e kaluar. Butler ka marrë vendimin për të hyrë në rehabilitim që para tre javësh, menjëherë si kuptoi që ishte bërë shumë i varur nga medikamentet që i lehtësonin dhimbjen.

TMZ bën të ditur se protagonisti i ‘Ugly Truth’ ka përdorur edhe kokainë, por se nuk është kjo arsyeja kryesore e hyrjes së tij në rehabilitim.