Lajme Shqip Saturday, 24 September 2011 12:24

Sa prej jush ja kanë nisur sërish vesit të cigares pas viteve të tëra pavarësie? Një rast i tillë është dhe ai i Gerard Butler.

Ka qënë vetë aktori që ka rrëfyer se ka tentuar plot 40 herë për ta lënë cigaren, dhe këtë gjë e ka bërë me taktikat më të ndryshme.

“Jam hipnotizuar 23 herë vetëm që të hiqja dorë nga duhani, pa harruar me dhjetra injeksione të natriumit të injektuara, trajtimet me lazer në duar dhe kurat me elektricitet në vesh… Dhe i gjithë ky mund për ta hedhur poshtë në një natë të vetme me Russell,” ka thënë Gerard.

Në një mbrëmje me miq, ku mes tyre ishte edhe gladiatori i famshëm Russell Crowe, Gerard e ka gjetur veten mes 11 duhanpirësish. Ai ishte i dymbëdhjeti që ju bashkua atyre si një duhanxhi.

Që prej asaj nate të mallkuar, pas katër vitesh pavarësi totale nga cigarja, ai e rigjeti veten sërish duke pirë duhan. Por fatmirësisht ai hoqi dorë sërish mbas 1 muaji; dhe kësaj here hoqi dorë në mënyrë vullnetare, pa sforcime të tjera. (LajmeShqip.com)