Ylli i muzikës pop George Michael 48-vjeçar, sapo është kthyer në vendlindje pas rikuperimit të pneumonisë në spitalin Austriak. I intervistuar nga gazetarët, gjëndja e tij shëndetësore ende e dobët dallohej mjaft mirë nga mënyra se si fliste. Ende i pafuqishëm për të filluar një jetë normale, ai është shprehur:
“Nuk do të më dëgjoni të flas për një kohë të gjatë, prandaj desha vetëm t’ju uroj gëzuar Krishtlindjet të gjithëve. Ndjehem shumë mirë, pavarësisht se jam ende shumë i pafuqishëm fizikisht. Isha i sëmurë nga streptococca, një formë pneumonie, dhe doktorëve ju deshën tre javë për të më mbajtur mua gjallë. Nuk do t’ju tregoj më shumë rreth kësaj ngjarje, pasi dua që të mbroj privatësinë e familjes sime. Por jam tmerrësisht me fat që më rastisi të kurohesha në vendin më të duhur, pasi dhe spitali i Austrisë ishte absolutisht vendi më i mirë në botë për trajtimin e pneumonive.”
I pyetur nga një gazetar se kush e ka ndihmuar të kapërcejë këtë vështirësi në jetën e tij, ai është përgjigjur:
“Familja ime dhe ideja e të gjithë atyre njerëzve që më prisnin për të kënduar sërish, më kanë bërë që të jem shpirtërisht optimist si asnjëherë më parë.”
I pyetur se sa pranë vdekjes ishte, këngëtari shpërtheu në lot teksa tregonte:
“Mund të them se ishte e vështirë të përballeshe me të për disa javë rresht. Më vjen keq që nuk ju kam treguar, pasi jo vetëm që nuk kam dashur t’i shqetësoj fansat e mi, por nuk kam qenë absolutisht në gjendje për të komunikuar, në çfarë do lloj mënyre. Por unë u premtoj atyre, pa më të voglin dyshim, se plani im është që unë të jap koncert për ta, sidomos për ata që e patën blerë biletën përpara se unë të sëmuresha. Gjithashtu, dua të organizoj edhe një koncert vetëm për doktorët në spitalin e Austrisë që më shpëtuan jetën. Praktikisht i kam kaluar dhjetë ditët e fundit vetëm duke falenderuar njerëzit që më shpëtuan jetën. Dhe unë dua sinqerisht, sinqerisht, sinqerisht të falenderoj nga zemra të gjithë ata që më kanë dërguar mesazhe dhe personelin e Repartit të Përkujdesjes Intensive që bën të mundur që unë të jem sot këtu,” ka përfunduar ai duke mos mundur të fliste më pasi shpërthen në lot. (LajmeShqip.com)
Saturday, 24 December 2011 14:00