Prishtinë- “Veprimi i planifikuar për të bllokuar lëvizjen e lirë të mallrave në dy pikë kalimet të shtunën më 14 janar, nuk do të jetë i dobishëm për të ardhmën e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe nuk do të ndihmojë në normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore me Serbinë”.
Ka qënë kjo deklarata e Përfaqësuesit Special të Bashkimit Europian në Kosovë lidhur me aksionin e paralajmëruar për nesër nga lëvizja Vetëvendosje.
Sipas Gentilinit tregu i përbashkët, duke përfshirë lirinë e lëvizjes për njerëzit dhe mallrat, si dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore janë ndër vlerat thelbësore evropiane, dhe shumë të rëndësishme për çdo kandidat potencial për Bashkimin Evropian.
“Kosova deri më tani ka bërë hapa të rëndësishëm drejt përmbushjes së këtyre standardeve dhe çdo veprim që synon të rrisë pengesat, në vend se t’i ulë ato, rrezikon që ta minojë këtë progress”-vijon Gentilini në deklaratën e tij.
Ai inkurajon të gjithë qytetarët të përmbahen nga veprimet që kanë për qëllim pengimin e ndonjë prej këtyre lirive, për arsye se veprime të tilla do të përfaqësojnë vetëm një kthim prapa në agjendën evropiane. (LajmeShqip.com)
Friday, 13 January 2012 18:30