Athinë Të punësuarit në Agjencinë greke ANA-MPA prej sot filluan grevën njëjavore në protestë për shkak të uljes së rrogave të tyre.
Greva do të zgjasë deri më 6 prill deri atëherë agjencia nuk do të emitojë lajme në periudhën prej orës 9 deri n 12 prej 14 deri 17 dhe prej 21 deri në 24.
Protestat të ngjashme të punësuarit në ANA-MPA organizuan prej 24 deri 28 mars.
Sipas Sindikatës së të punësuarve në agjenci, qëllimi i grevës është të ndërpritet ulja e paraparë e rrogave për 10 për qind dhe agjencia të shndërrohet në shtetërore, me ç’rast “do të bëhet e prekshme me shkurtimin e buxhetit shtetëror” të ndërmarrë për shkak të krizës financiare.
Gazetarët kërkojnë të respektohen marrëveshje kolektive me të cilat garantohet shuma e dakorduar më herët e rrogave.
Thursday, 31 March 2011 19:01