Lajme Shqip Thursday, 21 June 2012 16:30

Prishtinë – Gazeta beogradase “Politika”-ja kushtet e BE-së për Serbinë lidhur me Kosovën.

Deklarata e deritashme për vendosjen  kushteve të Bashkimit Evropian për Serbinë lidhur me Kosovën në mënyrë që ajo të marrë datën e fillimit të negociatave për anëtarësim, po dalin të vërteta, shkruan sot gazeta serbe Politika. Këto kushte tashmë janë përmendur disa herë. Këto janë kushte e Bashkimit Evropian ndaj Serbisë lidhur me datën e fillimit të negociatave për anëtarësim, sipas gazetës serbe Politika e njohur për afërsinë me qarqet qeveritare serbe:  “Zbatimi në tërësi i të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tani midis Kosovës dhe Serbisë”

– Heqja e institucioneve paralele serbe në veri të Kosovës

– Hapja e zyrave të Serbisë në Prishtinë dhe të Kosovës në  Beograd

– Heqja e Gjykatës paralele në veri të Mitrovicës

– Leja për kod të vecantë telefonik për Kosovës 

– Takimi në nivelin më të lartë të politikanëve nga Serbia dhe Kosova  

Gazeta Politika shkruan se këto kushte të Bashkimit Evropian nuk janë kushte zyrtare për Serbinë, por nënvizon se këto kushte tashmë deisa here janë prezantuar para përfaqësuesve të shtetit serbë si qëndrime të vendeve më të fuqishme të Bashkimit Evropian. Gazeta Politika citon ushtruesein  e detyrë së kryetarit të Partisë Përparimtare Serbe  të presidentit Nikoliq, ti ketë thënë kësaj gazette se kushti për hapjen e zyrave të ndërsjella midis Beogradit dhe Prishtinës nuk është zyrtar, por, se tash e tri vjet për këtë cështje diskutohet mes Bashkimit Evropian dhe zyrtarëve serbë.

Gazeta Politika shkruan  se më e zëshmja për realizimin e këtyre kushteve jo zyrtare ndaj Serbisë, është Gjermania, e cila po insiston vazhdimisht në përmbushjen e tyre. Gazeta serbe shton gjithashtu se edhe çështje e kodit telefonik ka shumë kohë që diskutohet mes zyratarëve të BE dhe atyre të Serbisë, ndërsa shkruan se nëse Serbia pranon këtë kusht, kjo do të thoshte njohje faktike e pavarësisë së Kosovës. (LajmeShqip.com)