Lajme Shqip Wednesday, 13 April 2011 09:50

Zonjat e ‘Desperate Housewifes’ janë përgatitur për të qëndruar bashkё një vit tjetër, ndoshta edhe dy!

Teri Hatcher, Felicity Huffman, Eva Longoria, dhe Marcia Cross kanё nënshkruar kontratat me një rrogë bazë prej 325 mijё $ pёr çdo episod. Sёbashku me kompensime të tjera qё mund të shtohen, rroga pёr secilёn do tё shkoj gati 18 miljon $ pёr një sezon. Njё shumё fantastike, qё çdo kush do tё kishte patur dёshirё tё luante rolin e njё shtёpiakeje tё dёshpёruar. Kjo shifër do t’i shndërrojë ato në aktoret më të paguara ndonjëherë në historinë e televizionit amerikan.

 

Ka ngelur vetёm njё çёshtje pa u zgjidhur: skenari nuk ёshtё shkruar akoma! Krijuesi i kёtij show-i Marc Cherry mendon tё bashkpunojё me producentin Bob Daily, i cili ёshtё njё ideator i mirё. Ai mund tё ndihmojё pёr ndryshimin e disa detajeve mbi kёndvёshtrimin strukturor tё ‘lagjjes’.

 

Megjithёse pёr momentin “Shtёpiaket e Dёshpёruara” nuk janё ikona e pop kulturёs, ka qёnё njё nga dramat mё tё vlerёsuara tё ABC dhe jo vetёm atij, por tё tё gjithё kanaleve televizive ndёrkombёtare. Dhe pikёrisht duke marrё parasysh kёtё shikueshmёri tё lartё ja vlen tё thuash qё edhe kjo pagesё ёshtё e arsyetueshme.