Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë kreu i ekzekutivit tha se Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar të respektoj kushtetutën dhe ligjet e saj si dhe të vendos rendin dhe ligjin në gjithë territorin e vendit.
Qeveria e Kosovës do të respektoj në përpikëri dokumentin e Ahtisarit dhe çdo zgjidhje që Prishtina do ta pranojë edhe në të ardhmen, do të jetë në përputhshmëri të plotë me vullnetin qytetar të Kosovës, duke respektuar Kushtetutën e Kosovës dhe modelin evropian, ka deklaruar kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi.
Në një intervistë për radion Evropa e lirë, i pari i Qeverisë së Kosovës tha se nuk do të hiqet dorë nga prezantimi i Kosovës në arenën ndërkombëtare me emrin Republikë. Madje Thaçi është shprehur këmbëngulës në këtë duke thënë se edhe po ta pranonte këtë tërë spektri politik i Kosovës dhe ai personalisht do të ishte kundër.
Lidhur me një takim të mundshëm me presidentin e Serbisë Boris Tadic , kryeministri i vendit Hashim Thaçi e sheh si nevojë të komunikimit ndërshtetëror duke potencuar se ky do të ishte takim mes dy liderëve të dy vendeve të pavarura.
Puna në konsolidimin dhe forcimin e shtetit dhe zotimi i Qeverisë për të përmbyllur fazën mbikëqyrëse të pavarësisë është mbështetur edhe nga Grupi Drejtues Ndërkombëtar ka thënë Thaçi i cili është thirrur për këtë edhe rezolutën e miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës për gatishmërinë dhe mbështetjen e Qeverisë në këtë drejtim.
I pari i ekzekutivit të vendi ka kundërshtuar mundësinë e shpërthimit të dhunës ndëretnike në vend, por ka thënë se rendi dhe ligji do te vendosen në gjithë territorin e Kosovës .
Friday, 03 February 2012 16:31