Surprizat me VIP-at nuk kanё fund!
Ka qenё vetё kёngёtari Elton John qё ka thёnё se Gaga nuk ishte personi i pёrshtatshёm si kumbar pёr djalin e tij; dhe ёshtё po prap ai qё ja ka drejtuar kёtё kёrkesё asaj!
Elton John dhe David Furnish u bёnё prindёr gjatё Krishtlindjes dhe lajmi se ai po kёrkonte njё kumbar pёr djalin e tyre i tёrboi tё gjithё miqtё e tij nga kurioziteti.
Sё fundmi ai ka konfirmuar se ka zgjedhur Lady Gagёn si kumbarё. Ai ёshtё shprehur:
“Po, Gaga ёshtё kumbara. Kur arrin ta njohёsh njeriun e vёrtetё, atё tё pёrditshmin, sheh se ёshtё njё vajzё e thjeshtё nju jorkeze qё i dashuron prindёrit e saj. E dua atё pafundёsisht dhe pёr tё gjithё ato njerёz qё thonё se ajo ёshtё e çmendur, u them se nuk e njohin dhe se ne po, e njohim.”
Kёngёtares, sё cilёs i ёshtё vёnё nofka “Fytyrё Pokeri” ka shprehur gёzimin e saj mbi rolin qё i ёshtё besuar. Pёr televizionin britanik British TV nё show-in “Daybreak” ajo ёshtё shprehur:
“Zachary ёshtё njё fёmijё shumё, shumё i bukur dhe unё ndjehem shumё e nderuar pёr ftesёn qё mё ёshtё bёrё pёr pjesёmarrjen nё familjen e tyre.”
Saturday, 30 April 2011 06:52