Lajme Shqip Thursday, 13 October 2011 10:58

Prishtinë – Gaboni është një tjetër shtet që ka dorëzuar notën verbale për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Ministria kosovare e Punëve të Jashtme ka rikonfirmuar njohjen e radhës që i është bërë vendit.

Gaboni është vendi radhës që ka dorëzuar notën verbale në njërën prej ambasadave kosovare, njofton kjo ministri.

Kohë më parë, zv/kryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacolli, kishte njoftuar për njohjen e Kosovës nga Republika e Gabonit, por edhe pse ishte paralajmëruar se do bëhej publike nota verbale, një gjë e tillë nuk kishte ndodhur. (LajmeShqip.com)