Lajme Shqip Saturday, 21 January 2012 13:21

Meksiko Siti – Vendet anëtare të Grupit të 20-të ekonomive më të fuqishme në botë arritën Marrëveshje për domosdoshmërinë e rritjes së mjeteve financiare të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Ministrat e Financave dhe përfaqësuesit e bankave qendrore të anëtareve të G20-it në Samitin në kryeqytetin e Meksikos, i cili nga 1 dhjetori i vitit 2011 kryeson me atë grupacion, e shqyrtuan kërkesën e FMN-së për rritjen e mjeteve të këtij institucioni kryesor financiar botëror për 500 miliardë dollarë.

Në takimin e G20-it është folur edhe për rendin e ditës të punës së grupit gjatë kryesimit të Meksikos, i cili përbëhet nga pesë pika kryesore në mesin e të cilave janë përforcimi i sistemit të financimit dhe përmirësimi i strukturës ndërkombëtare financiare.