The Guardsman – Më shumë se 100 mysafirë ishin bërë pjesë e një punëtorie për fotoreporterë që organizoi Jessica Lifland, teksa prezantoi edhe një ekspozitë në “Bungalow 615” të “Front Page Gallery” në Ocean Campus të San Franciscos.
Ekspozita e Liflandit shpalosi 21 fotografi të realizuara në dy shtete të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shtatë të tjera në mbarë botën, brenda dy dekadave të fundit, që u kuruan nën titullin “Faces of Hope” (Fytyrat e shpresës).
Në hapje të ekspozitës, udhëheqësi i Departamentit të gazetarisë, Juan Gonzales, e përshkroi Liflandin si instruktore kyç e programit dhe më pas e takoi atë me mysafirin special të mbrëmjes, fituesin e çmimit “Pulitzer”, fotografin e profesorin Kim Komenich, transmeton sot “Koha Ditore” shkrimin e “The Guardsman”.
“Ngjarja u përcoll me shumë shpirt – pati atmosferë shoqërore dhe familjare”, ka thënë Gonzales.
Si fotoreportere, Lifland ka udhëtuar në Republikën Dominikane, Haiti, Jordani, Kosovë, Filipine, Paraguai dhe Senegal. Puna e saj në “Faces of Hope” sjell fëmijët me fytyra të dëmtuara të cilët u nënshtrohen operacioneve pa para, komunitetin haitian që mundohet të rimarrë veten pas katastrofës që shkaktoi tërmeti, refugjatët irakianë në Jordani, Kosovën e pasluftës, si dhe ngjarje fshati Samm Njaay në Senegal.
Monday, 05 October 2015 09:56