Bruksel- Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Shtefan Fyle, sot tha se nisja e studimit të fizibilitetit për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit të Bashkimit Evropian me Kosovën, është “një hap i rëndësishëm përpara i Kosovës, në raport me BE-në”. 
Këtë deklaratë ai e bëri pas takimit me delegacionin e Kosovës, që udhëhiqej nga kryeministri Hashim Thaçi, sot në orët e pasditës në Bruksel.
Mëtutje, në njoftimin nga zyra e Fyles, theksohet se nisma do të ofroj një kornizë gjithëpërfshirëse brenda së cilës “ne mund të diskutojmë me Kosovën për të gjitha çështjet e rëndësishme në rrugën drejt të ardhmes evropiane”.
Ai poashtu, ka thënë se nga Qeveria e Kosovës pret “një agjendë afatgjatë për veriun e Kosovës”. Në degacionin e Kosovës, pos kryeministrit Thaçi, gjendeshin edhe ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, dhe ministrja e integrimeve evropiane, Vlora Çitaku. (LajmeShqip.com)
Thursday, 01 March 2012 20:30