Ekipi i kombëtares së femrave të Iranit, do të jetë pa kapitenen e skuadrës në turneun që do të mbahet në Malajzi javën e ardhshme.
Siç raporton “The Indipendent”, futbollistja nuk mund të udhëtojë në këtë turne, pasi burri i saj nuk i ka dhënë leje për të udhëtuar në Malajzi, transmeton Koha.net.
Niloufar Ardalan është e martuar me gazetarin Mahdi Toutounchi, i cili sipas ligjeve iraniane ka të drejtën të mos e lejojë gruan të largohet nga vendi. Sipas këtyre raporteve, ai e ka bërë një gjë të tillë, sepse nuk dëshiron që ajo të mungojë më 23 shtator në ditën e parë të shkollës se djalit të tyre.
“Këto ndeshje kanë një rëndësi të madhe për mua. Si grua myslimane, dua që të flamuri i vendit tim të ngrihet, nuk dua që të shkojë atje vetëm për t’u argëtuar”, është shprehur Ardalan.
Kampionati do të mbahet më 21-26 shtator në Malajzi.
Saturday, 19 September 2015 16:19