Lajme Shqip Thursday, 31 May 2012 18:47

Prishtinë – Pjesëmarrësit në konferencë e cila kishte për qëllim prezantimin e sukseseve dhe sfidat me të cilat përballen 9 komunat e reja të krijuara me decentralizim, u bënë thirrje krerëve komunal për vazhdimin e bashkëpunimit me qytetarë dhe Qeverinë e Kosovës. Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë Kristofer Dell tha se pas përfundimit të mbikqyrjes së pavarësisë së Kosovës, komunat do të duhet më shumë të mbështeten në forcat e tyre.

“Mendoj se kjo konferencë e cila po mbahet në pragë të përfundimit të mbikqyrjkes së pavarësisë së Kosovës si dhe me themelimin e zyrës veriore administrative janë indikacione të qarta për përkushtimin e qeverisë së Kosovës për të vazhduar këto procese edhe në fazën e pas pavarësisë së mbikqyrur”.

Dell u bëri thirrje kryetarëve të komunave të reja që përvojat e tyre të ndajnë edhe me qytetarët e veriut, me qëllim që decentralizimi të funskionojë edhe ne veri.

Edhe përfaqësuesi i ICO në Kosovë, Piter Fejt tha se pas përfundimit të pavarësisë së mbikqyrur të Kosovës, kompetencat do të bartën në Qeveri dhe komuna. Në këtë kuadër Fejt theksoi nevojën e decentralizimit në veri me shpresën e funskionimit të zyrës administrative në këtë pjesë.

Sipas të dhënave qeveria e Kosovës ka shpenzuar rreth 15 milionë euro në projektet kapitale për komunat e reja. (LajmeShqip.com)