Bruksel-Rregullat e lojës janë të qarta. E tillë ka qënë edhe deklarata e komisionerit europian të zgjerimit Stefan Fule, lidhur me pozicionin e Shqipërisë kundrejt Bashkimit Europian. Fule e bëri mëse të qartë se pa plotësuar 12 kriteret e përcaktuara nga Komisioni Europian, Shqipërisa nuk mund të marrë statusin e vendit kandidat.
“Kur Shqipëria të përmbushë këto kritere atëherë do ti raportojmë Këshillit Europian dhe do të bëjmë rekomandimet adekuate për hapin e rradhës”-tha Fule gjatë një konference për shtyp sot në Bruksel pas përfundimit të takimit të ministrave të jashtëm të BE-së.
Duke folur për sfidat me të cilat përballet Shqipëria, Fule theksoi nevojën e bashkëpunimit mes qeverisë dhe opozitës.
“Procesi i reformave që u arrit vitin e kaluar duhet të jetë gjithëpërfshirës, ku të marrin pjesë jo vetëm qeveria por edhe opozita apo aktorë të tjerë të rëndësishëm. Kjo ka të bëjë edhe me mënyrën se si qeveria dhe opozita punojnë sëbashku në parlament veçanërisht për sa i përket legjislacionit që kërkon 3/5 dhe çështjet që kanë lidhje të drejtpërdrejt me axhendën europiane-deklaroi Fule. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 28 February 2012 19:45