Lajme Shqip Friday, 07 August 2015 12:55

Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë rreshtuar përkrah trupave të KFOR-it në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it.

Komandanti i deritashëm i KFOR-it, Francesco Paolo Figliuolo, është duke treguar sukseset dhe angazhimet e KFOR-it, për ruajtjen e sigurisë në Kosovë.

Komandanti i deritanishëm i Forcave Paqeruajtëse të KFOR-it, Francesco Paolo Figliuolo, sot do t’i dorëzojë detyrën një gjenerali tjetër italian, gjeneral major Guglielmo Luigi Miglietta.