Lajme Shqip Sunday, 03 March 2013 16:44

Prishtinë-Fshihet flamuri i Maqedonisë nga obelisku i pavaresisë Newborn në Prishtinë. Incidentet e fundit, veçanërisht dhuna kundër të rinjve shqiptare kanë nxitur disa qytetarë të Kosovës të fshijnë flamurin e Maqedonisë.

Nga një video amatore e postuar në internet shihen disa njerëz ndërsa fshijnë flamurin e Maqedonisë nga Neëborn në shenjë proteste për dhunën e ushtruar ndaj shqiptarëve dy dite me pare ne Shkup.

Lajmi më pas është konfirmuar edhe nga ideatori i këtij monumenti, Fisnik Ismaili i cili përmes Facebook-ut ka konfirmuar se flamuri i Maqedonisë është hequr nga NEWBORN.

Ismaili i ka bere thirrje zevendeskryeministrit Hajredin Kuçi që të përpiqet më shumë për shqiptarët në Maqedoni dhe Preshevë. Monumenti i vendosur në qendër të Prishtinës ndryshoi pamje me rastin e 5-vjetorit të pavarësisë duke u lyer me flamurët e gjithe vendeve që kanë njohur Kosovën.