Liderët botëror kanë bërë thirrje për bashkëpunim më të ngushtë për të trajtuar kërcënimin e terrorizmit nuklear .
Liderët e më tepër se 50 vendeve të mbledhur në Seul kanë kërkuar më tepër angazhim për të iu kundërvënë aktorëve të këqij që synojnë shtimin e materialeve bërthamore. Duke iu adresar samitit presidenti amerikan Barak Obama ka folur për mënyrat se si të ndalet rënia e materialit bërthamor në duart e terroristëve.
”Kërcënimi mbetet. Ende ka shumë aktorë të këqij në kërkim të këtyre materialeve të rrezikshme dhe ky material i rrezikshëm është ende i përdorshëm në shumë vende. Nuk do të merrte shumë, vetëm një pjesë të vogël e këtyre materialeve, për të vrarë qindra mijëra njerëz të pafajshëm . Ky nuk është një ekzagjerim, ky është realiteti me të cilin po përballemi”-tha Obama.
Li Myng Bak, presidenti i Koresë së Jugut, vendit mikpritës të Samitit ka thënë se terrorizmi nuklear mbetet një varrezë kërcënuese për botën. Ndërsa presidenti kinez Hu Xhintao kërkoi që të gjitha vendet të punojnë si grup i përbashkët në këtë çështje. Në takim ka dominuar shqetësimi rreth planit të Koresë së Veriut për të lansuar një raketë bërthamore muajin e ardhshëm. Ndërsa SHBA konsideron se ky veprim i koreano-veriorëve do të shkelte rezolutat e OKB-së kundër materieve nukleare.
Mesazhi i liderëve botërore që kanë bërë thirrje për më tepër bashkëpunim global në sigurinë atomike në samitin e Seul, është vazhdim i asaj që ka dalë nga konferenca e parë rreth kësaj teme që ishte u mbajtur gjatë vitit 2010 në Washington.
Tuesday, 27 March 2012 12:32