Prishtinë – Kosova do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian nëse ajo e dëshiron një gjë të tillë, ka thënë ambasadori francez në Kosovë, Zhan Fransua-Fitu, në një ligjëratë për BE-në para nxënësve të gjimnazit “Frang Bardhi” në Mitrovicë.
Ambasadori francez ka theksuar se dera e BE-së është e hapur, por e pranoi se rruga për anëtarësim në familjen e madhe evropiane është e gjatë.
“BE-ja ka hapur dyert për të gjitha shtetet e Ballkanit prej vitit 2003. Megjithatë rruga është e gjatë. Nuk është dhunti, por mundësi”, tha ai.
Duke vazhduar të sqarojë më tepër për rrethanat kosovare, ai tha se vlera universale të BE-së janë paqja, drejtësia dhe vizioni.
Nxënësit e gjimnazit në Mitrovicë, ishin të interesuar edhe për liberalizimin. Ambasadori francez tha se duhet të plotësohen kushtet për liberalizim. Nxënësit u interesuan edhe për qasjen e BE-së dhe Francës për veriun, për të cilën ambasadori u tha se Kosova njihet me kufijtë e asaj harte që nxënësit e njohin Kosovën.
Tuesday, 26 April 2011 16:10