Aktori James Franco ka treguar se ai ka refuzuar të ketë një marrëdhënie seksuale me Lindsay Lohan.
Ai ka thënë se një kohë ka qenë fqinj i Lindsayt dhe se ajo ka qenë një shoqe e mirë, por ka shtuar se ka refuzuar të ketë një lidhje me të, për shkak të problemeve të saj të vazhdueshme me ligjin, shkruan The Sun.
“Oh, e shkreta Lindsay, nuk kam folur me të një kohë të gjatë. Ne kemi qenë shokë një kohë të gjatë” ka thënë ai ndërkaq kur është pyetur se a ka pasur marrëdhënie me të ai është përgjigjur:
“Nuk e di..nuk kam dashur të kem këso raportesh me të pasiqë ajo kishte probleme të vazhdueshme me ligjin”.
Wednesday, 27 March 2013 12:37