Lajme Shqip Friday, 23 December 2011 08:30

Paris-Franca ka shprehur keqardhje për shkak se Turqia e tërhoqi ambasadorin e vet nga Parisi dhe i bëri thirrje që të mos reagojë shumë ashpër ndaj ligjit për dënim të atyre të cilët mohojnë gjenocid mbi armenët.

“Shpresojmë se miqtë e tanë turq nuk do të reagojnë shumë ashpër ndaj vendimit të Parlamentit francez”, deklaroi Alen Zhype, ministër i Punëve të Jashtme.

“Më vjen keq që Turqia e tërhoqi ambasadorin dhe më vjen keq për këtë reagim të parë. Bëjë thirrje për përmbajtshmëri dhe mendje të shëndoshë”, shtoi ai.

Zhype shfaqi shpresë se me këtë do të përfundojë kjo çështje.

Drejtpërdrejtë para kësaj, kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan paralajmëroi ndërprerje të vizitave politike dhe ngrirje të marrëdhënieve ushtarake dhe pezulloi ndalesë për aterim të aeroplanëve ushtarak francezë dhe lundrim të anijeve ushtarake në Turqi.

Sipas mediave franceze, Zhype ka kundërshtuar këtë ligj dhe ka ekzistuar përplasje me presidentin Nikola Sarkozi. Shefi i diplomacisë franceze ende nuk e ka vendosur çështjen për tërheqje të ambasadorit francez nga Ankaraja. (LajmeShqip.com)