Lajme Shqip Monday, 02 December 2013 14:46

Pas publikimit të një sërë fotografish nudo në rrjetet sociale, vajza e aktores italiane Ornella Muti rrëfen në një intervistë televizive se nëna e saj nuk shqetësohet aspak nga ato fotografi, disa prej të cilave i ka realizuar vetë. 39-vjeçarja Naike Rivelli tha se i ka kërkuar nënës së saj ti bëjë foto, ku ka qenë pa rroba, dhe ajo ja ka plotësuar dëshirën. 

“Shpesh mami më bën fotografi, unë ja kërkoj dhe ajo tregohet e gatshme. Pastaj më thotë: “Se mos i ke publikuar në Instagram?” Fotografia ku jam duke bërë Yoga topless, është shkrepur nga William, të cilin e kam si vëlla. Klipin kur dal nudo nga vaska ma ka bërë gjyshja ime në Zvicër”,- deklaroi Naike., shkruan ballkanweb.

E pyetur nëse këto fotografi kanë shkaktuar pakënaqësi tek djali i saj 18-vjeçar Akash, Naike Rivelli u shpreh: “I shkreti biri im. Eshtë një djalë i ndrojtur dhe unë po e dhunoj me këto foto. Mendoj se i pëlqej më shumë shokëve të tij se sa atij. Por fatmirësisht ai më fal për gjithçka. Gjithsesi ne në shtëpi rrimë gjatë gjithë kohës lakuriq”.