Lajme Shqip Thursday, 15 December 2011 15:24

Tokio – Një bebe në Japoni i ka mbijetuar rënies nga kati i dhjetë, madje duke dalë edhe i palënduar.

I hedhur përmes dritares nga babai i tij, djali 1-vjeçar ka rënë krah një kioske, ku dhe është gjetur nga policët.

Tashmë babai i tij 37-vjeçar është burgosur nën akuzën për ‘tentim vrasjeje’. Shingo Hashimoto, babai i fëmijës, është dorëzuar vetë në polici dhe gjatë marrjes në pyetje ka rrëfyer se në fillim ka tentuar ta mbysë, por më pas e ka hedhur nga dritarja.

Sipas dëshmive të familjarëve të tij, Hashimoto kohëve të fundit ishte duke kaluar një periudhë stresuese për shkak të punës.